Jo thjesht një rritje cilësore. Vitet e fundit kampionati shqiptar ka arritur ta paraqesë edhe një imazh ndryshe, falë investimeve në infrastrukturë. Stadiume të rinovuara, terrene cilësore dhe të paktën në impiantet më të rëndësishëm, të gjitha tribunat me ulëse. Por, pamja e stadiumeve që për dekada me radhë i ka munguar futbollit shqiptar, tashmë përballet me një fenomen mjaft serioz: Trendi i shkatërrimit të tribunave, nga tifozët udhëtues.
Kjo ndodhi edhe në Korçë, ku edhe pse Skënderbeu hapi dyert e stadiumit për tifozët e Partizanit, përtej kufizimit të përcaktuar në rregullore, tribuna mbrapa portave praktikisht u shkatërrua.
Gjithçka nisi në minutën e 37-të. Një mënyrë proteste për 11-metërshin e pretenduar nga Raçiç, apo reagim sipas pretendimeve të tifozëve të Partizanit, policia dhunoi pa shkak një mbështetës të kuq.
Fakti është që stolat fluturuan drejt fushës, një zjarr u shfaq në tribunë, ndërsa imazhet filmike konfirmojnë edhe shkatërrimin e shumë ulëseve të tjera.
Pamje të përsëritura pas atyre që ndodhën në derbin me Tiranën, kur më 7 Dhjetor u luajt vetëm ndeshja e dytë në stadiumin e rikonstruktuar Selman Stërmasi.
Ashtu si edhe në rastin e përpara dy javëve, i dëmtuar, veç stadiumit të Korçës, është edhe Partizani. Në pritje të bilancit për dëmtimet e shkaktuara në tribunën pas portës ku ishin akomoduar tifozët e kuq, klubi bëhet gati të paguajë faturën e radhës për një sjellje që aq sa e papranueshme, mbetet edhe e pakuptimtë. /Supersport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania