LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi nuk ndalet

Vëllaznimi nuk ndalet

Dy ish-anëtarët e FC Vëllaznimi, Drilon Nuza dhe Ilir Syla, të cilët sezonin e shkuar mbrojtën ngjyrat e KF Istogu, janë kthyer në klubin amë.

Nuza e Syla, sot janë pritur nga presidenti I FC Vëllaznimi Shkëlzen Gashi dhe anëtari i bordit Kreshnik Komoni, para së cilëve kanë nënshkruar me klubin kuqezi.

Të kënaqur për kthimin e tyre në vatrën që I formoi, të dy kanë shprehur dëshirën që të japin maksimumin për një Vëllaznim më ndryshe gjatë pjesës pranverore të kampionatit.

Nuza, është edhe pjesë e përfaqësueses U19 të Kosovës në futboll, e së bashku me Sylën ishin larguar në fillim të këtij edicioni për në Istog.


FC Vëllaznimi, falënderon edhe KF Istogun për arritjen e marrëveshjes për lirimin e këtyre dy futbollistëve, derisa java e ardhshme pritet të sjellë edhe shumë lëvizje tjera në tregun e lojtarëve që pritet të sillen si përforcime në skuadrën gjakovare.

Me këto dy përforcime, mbyllet lista e targetit të FC Vëllaznimi në Superligën e Kosovës, derisa tash vëmendja do të jetë në Kroaci , Turqi e Ganë, prej nga pritet të vijnë përforcimet e rradhës.