LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët për Olimpiadë Dimërore përgatiten në shtigjet pa borë

Kosovarët për Olimpiadë Dimërore përgatiten në shtigjet pa borë

Skitarët kosovarë Euron Kapuçi dhe Rona Kokaj ka kohë që i kanë filluar përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj "Lillehammer 2016", që do të mbahen gjatë muajit shkurt në Norvegji, shkruan Koha Ditore.

Kapuçi i klubit Alpi dhe Kokaj e Prishtinës, janë sportistët e vetëm që do të përfaqësojnë Kosovën në këto lojëra që nisin më 12 dhe përfundojnë më 21 shkurt.

Që të dy, tashmë i kanë përfunduar stërvitjet kondicionale, por jo edhe ato në borë për shkak të mungesës së borës në Kosovë.

Skitari Kapuçi thotë se është shumë i gëzuar dhe i nderuar që do ta përfaqësojë Kosovën në një garë kaq të rëndësishme.


Është hera e parë që Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj, meqë vetëm para një viti Komiteti Olimpik i Kosovës është bërë anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori