LAJMI I FUNDIT:

Fitorja ndaj Prishtinës, Bashkimit i kushtoi 800 euro

Fitorja ndaj Prishtinës, Bashkimit i kushtoi 800 euro

Ekipi prizrenas, Bashkimi, që arriti të shënojë fitoren e parë ndaj Sigal Prishtinës pas mbi dy viteve në Superligë, i ka kushtuar në të holla shkaku i një dënimi.

Në Informatorin e fundit të botuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), Bashkimi është gjobitur me 800 euro në këtë ndeshje.

Së pari 500 euro janë shqiptuar nga Komesari i Garave për shkak të mosrespektimit të rregullores për lojtarët e rinj. Sipas rregullores, çdo ekip duhet t’i jap 15 minuta mundësi një lojtari nën 18 vjeç në ndeshje të Superligës, Bashkimi këtë nuk e bëri në këtë ndeshje.

Më pas, përfaqësuesi zyrtar i ekipit, Arlind Kaçaniku dhe udhëheqësi teknik Shpend Bajrami janë gjobitur me nga një gabim teknik – që i janë regjistruar trajnerit Petar Mijovic – e këto kushtojnë bashkë 300 euro.


Pra, në total fitorja e madhe kushtoi 800 euro për ekipin portokallezi.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori