LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Majlinda Kelmendi transferohet në Turqi

Zyrtare: Majlinda Kelmendi transferohet në Turqi

Tri xhudistet më të mira në Kosovë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë transferuar përkohësisht në Galatasaray.

Në fakt, ato së bashku me trajnerin Driton Kuka do ta përfaqësojnë klubin turk në evenimentin Golden League, i njëjtë me Champions Leaguen e futbollit. Ky eveniment do të mbahet në Vjenë, më 19 dhjetor, ndërsa ekipi kosovar do ta marrë rrugën drejt kryeqytetit austriak të enjten.

Trajneri Kuka beson se garueset e tij mund të fitojnë medalje në eksperiencën e tretë në Golden League. Ato ushtruan së fundmi në Japoni dhe janë të gatshme për këtë eveniment, të fundit për këtë vit.

“Do të shkojmë atje me tri garuese, Majlindën, Norën dhe Distrinë. Kemi bërë stërvitje të mira në Japoni. Do të duhej të marrim medalje, edhe pse shumica e klubeve janë të përforcuara shumë. Kjo është hera e tretë që marrim pjesë në këtë eveniment”, u shpreh Kuka për “Zërin”.


Duan ta mbyllin vitin me sukses

Vitin e kaluar, xhudistet kosovare e kanë fituar Champions Leaguen e xhudos me klubin turk, ndërsa parvjet kanë përfunduar në vendin e tretë, si të bronzta.

Xhudistet kosovare kanë qenë mjaft të suksesshme këtë vit, duke fituar plot medalje në evenimente të ndryshme të rëndësishme. Nora kishte shkëlqyer në Baku, në Olimpiadën Evropiane, duke fituar medalje, kurse Distria u shpall kampione e botës për juniore, raporton Zëri.

E Majlindës i shkoi viti duke u rikuperuar nga operimi i gjurit, por në fund u kthye furishëm, duke shkëlqyer në disa turne. Ajo është duke u munduar ta rikthejë formën më të mirë për të qenë e gatshme, së paku në Olimpiadën e Rios.

Treshja, Majlinda, Nora e Distria, së bashku me Akil Gjakovën javët e fundit qëndruan në Azi, ku morën pjesë në dy evenimente dhe ndërkohë ushtruan me trajnerin Kuka, me financim të një projekti të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori