LAJMI I FUNDIT:

Besnik Krasniqi dhe Isa Eminhaziri kërkojnë largimin nga Gjilani

Besnik Krasniqi dhe Isa Eminhaziri kërkojnë largimin nga Gjilani

Mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi dhe sulmuesi Isa Eminhaziri kanë kërkuar largimin nga klubi i Gjilanit.

Lajmi konfirmohet nga burime të gazetaolle brenda klubit bardhëekuq.

Të dy lojtarët kanë kërkuar nga klubi që të largohen, pasi vetëm klubi mund të vendos për largimin e tyre, pasi pa flet-lëshim nuk mund të bëhet transferimi.

Ndryshe, mbrojtësin tjetër të Gjilanit, Fidan Hasani e ka kërkuar Istogu, por ky i fundit nuk është i interesuar të ndërroj mjedis.