LAJMI I FUNDIT:

Përkundër përfundimit të stinorit, Liria vazhdon me përgatitje

Përkundër përfundimit të stinorit, Liria vazhdon me përgatitje

Liria edhe pas përfundimit të pjesë vjeshtore, ka vijuar me përgatitjet e skuadrës.

Trajneri i skuadrës prizrenase, Erdogan Celina ka konfirmuar se po stërviten tre herë në javë pasi që pushimi mes dy sezoneve është tepër i gjatë.

“Po punojmë tre herë në javë, pasi që pauza mes sezonit vjeshtor dhe pranveror është e gjatë. Po mundohemi që të mbajmë ritmin dhe kështu do të jetë deri më 22-23 dhjetor”, ka thënë Erdogan Celina për ueb faqen e skuadrës.

Ndryshe, nga sië ka qenë zakon, ku punohet me gjithë grupin, aktualisht me një grup të rinjsh, po punon në mënyrë të veçantë, kryetrajneri Celina. Bëhet fjalë kryesisht për futbollistë nga skuadra e juniorëve.


“Janë 12-14 futbollistë të moshës 1995-1998 në të cilët do të llogarisim në të ardhmen. Mu për atë po punojmë kryesisht me ta për të parë nga afër formën dhe cilësitë e tyre dhe eventualisht në përmirësimin e cilësive tekniko-taktike të tyre. Është një grup mjaft premtues”, ka thënë Celina.

Ndërkaq, ndihmësi i tij Erdoga Brando, është i fokusuar me lojtarët e përbërjes së parë gjatë gjithë stërvitjeve.

Fillimi i stërvitjeve në vitin tjetër, pas pushimit që do të kenë në ndërkohë, planifikohet të jetë nga data 10 janar e vitit 2016.

Ndryshe, edhe skuadra Juniorëve ka vijuar me seanca stërvitore deri në fillim të javës së ardhshme, që poashtu po punojnë tre herë në javë, nën drejtimin e trajnerit Agron Beseni dhe ndihmësi, Enis Gashi.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori