LAJMI I FUNDIT:

Shima basketbollisti i javës në Ligën Ballkanike

Shima basketbollisti i javës në Ligën Ballkanike

Basketbollisti shqiptar i Bashkimit, Gerti Shima është përzgjedhur si basketbollisti i javës në Ligën Ballkanike.

Me 16 pikët e realizuara dhe shumë topa të fituar në tabelë nga shqiptari në fitoren 79 – 78 me Teodon, bënë që të spikasë mbi të tjerët.

Shima ishte 57,1% i suksesshëm në koshat dy pikësh në këtë fitore të madhe të Bashkimit.

29-vjeçari kaloi këtë vit te skuadra nga Prizreni. Gerti Shima është aktivizuar në Kosovë edhe me Sigal Prishtinën dhe Pejën.


Pas javë së shtatë të Ligës Ballkanike, Bashkimi renditet në vendin e tretë në Grupin B. /Telegrafi/