Komuna e Rahovecit vitin e ardhshëm do të bëhet me palestër sportive, njoftoi ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala gjatë vizitës që i bëri sot Rahovecit dhe takimit me kryetarin e komunës Idriz Vehapi.
Shala tha se tashmë në buxhetin e vitit të ardhshëm janë ndarë 300 mijë euro për ndërtimin e palestrës sportive.
Kryetari i komunës së Rahovecit Vehapi tha se Ministria ka premtuar se së shpejti do të përfundojnë punimet dhe do të zgjidhen shumë probleme të aktiviteteve sportive në komunë.
“Ishte një takim pune me ministrin e kultures ,rinis dhe sportit Z.Kujtim Shala, biseduam për investimet e komunës së Rahovecit, për sfidat për të cilat ballafaqohet fusha për të cilen biseduam, konkretisht erdhëm për të vizituar sallën e sporteve këtu në komunë. Morëm premtimin se shumë shpejt do të përfundohet dhe me këtë do të zgjidhen problemet sa i përket infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive në komunën tonë”,tha ai .
Ministri Shala tha se dikasteri i tij do të përkrahë komunën që të mbështesin interesat e qytetarëve. Ai tha se Ministria me Ligjin për buxhet do të garantojë mjete të mjaftueshme për finalizimin e kësaj palestre.
“Këtu jemi në palestrën e sportit, e cila është një investim i Qeverisë, saktësisht i ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit, një nga investimet më të rëndësishme viteve të fundit në këtë fushë të kësaj ministrie . Siç po shihet këtu po finalizojmë punimet e fazës së dytë, ndërkaq faza tjetër do të finalizohet vitin tjetër. Për këtë ne me ligjin për buxhet do të garantojmë buxhet të mjaftueshëm. Besojmë se me finalizimin e punëve në këtë palestër ne do të krijojm kushte që sporti dhe kryesisht sportet kolektive në komunën e Rahovecit do të kenë një ambient të përshtatshëm që të zhvillojmë aktivitetet”, tha ministri Shala.
Ai gjithashtu tha se Ministria po investon paralelisht edhe në disa palestra tjera, por është shprehur i pakënaqur më punimet që kanë rrjedhur deri tani . Ai gjithashtu premtoi një buxhet prej 300.000 euro për finalizimin e këtij projekti.
“Në gjithë Kosovën kemi një rrjet palestrash në të cilat po investojmë paralelisht, unë kam vërejtur që edhe në rastet kur Qeveria ka pasur buxhet të mjaftueshëm, punimet kanë ecur në një dinamik e cila nuk ka qenë e kënaqshme, besoj që përgjegjësi kryesore për dinamikën e punëve është përgjetsia e kompanive të cilat janë fituese të tenderve dhe të cilat implementojn punimin.gjat këtij viti ne jemi kujdesur që të sigurojm një dinamik tjetër të punimeve dhe ne kemi inspektuar të gjitha palestrat që ne po investojm. Unë kamë qenë në komunat e caktuara vetë edhe 2 her ose 3 her që të sigurohem që punët po ecin mirë. Ne për fazën e fundit të punimeve në këtë palestër kemi propozuar në projekt ligjin për buxhetin që të ndahen rreth 300.000 euro, ne besojmë që ato do të jenë të mjaftueshme që të finaloizojm këtë fazë” ,shtoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania