Edmond Azemi, basketbollisti i Sigal Prishtinës, iu ka drejtuar tifozëve të klubit prishtinas, ‘Plisave’ pas rezultateve të njëpasnjëshme zhgënjyese në javët e fundit.
Tre humbjet e pësuar brenda dy-tre jave, ka bërë që të dëshpërohen tifozët prishtinas, me ç’rast ka folur kapiteni i ekipit, Azemi.
Ai ka premtuar se shumë shpejt skuadra do t’i rikthehet fitoreve dhe se klubi ka nevojë për përkrahje edhe më tepër.
Ja mesazhi i plotë i Edmond Azemit
Të nderuar Plisa, të dashur tifozë të Klubit të Basketbollit SIGAL Prishtina.
Më lejoni, që me pak fjali të ju drejtohem në mënyrën më të sinqertë nëpër momentet që jemi duke kaluar.
E dimë që jemi duke kaluar në një fazë të keqe të rezultateve sportive, si klubi më i madh i gjithë shqiptarisë.
Duke e marrë parasysh izolimin dhe etjen që kemi pasur për basketboll, ne si klub kemi vendosur të garojmë në tri garat vetëm e vetëm për të ju kënaqur juve me basketboll.
Edhe pse, ne si klubi me i varfër në FIBA Europe Cup me një buxhet shumë të ulët në krahasim me klube tjera, arritëm që të mposhtim ekipe me buxhete milionëshe.
Paraqitja jonë ishte shumë dinjitoze dhe shumë e lavdëruar nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Ne po ashtu mposhtem ekipin e pamposhtur në grup CS Energia.
Fati nuk ishte me ne lojën e fundit, sepse erdhi në shprehje lodhja e madhe që kishim gjatë gjithë atyre udhëtimeve të gjata dhe sakrificave të ndryshme gjatë rrugëtimit tonë.
Më lejoni që, si kapiten i kësaj ekipe te ju paraqes shumë sinqerisht formën tonë jo të mirë në këtë periudhë. Duke garuar në tri ligat ne jemi lodhur pa masë dhe si pasojë e kësaj kanë ardhur edhe deri te lëndimet e shumë bashkëlojtarëve të mi, të cilët edhe pse të lënduar po mundohen ta japin maksimumin.
Andaj, më besoni se ne shumë shpejt do ta marrim veten. Shumë besoj, që edhe me ndihmën e kryesisë fantastike qe ka ky klub, të cilët punojnë ditë e natë për të na krijuar kushte me standarde evropiane, besoj që së bashku do të ia dalim.
Ju garantoj si kapiten i ekipit, që pjesa e dytë e sezonit do të jetë sikurse ajo e sezonit të kaluar. Nëse ju kujtohet ne ishim ata që shkruam historinë së bashku me JU!
Klubi normal që duhet dhe përkrahet në fitore, por më shumë duhet dashur dhe përkrahur në humbje, sepse atëherë kur gjithë mendojnë që ne po humbasim, ju jeni ata që do të na ngritni lartë.
Duke ju falënderuar për durimin që kishit për ta lexuar këtë shkrim, ju bëj thirrje të gjithëve për durim dhe njëkohësisht ju ftoj që edhe këtë sezon ta shkruajmë historinë së bashku.
Historia jemi ne!
Sinqerisht i juaji Edo Azemi
Të nderuar plisa, të dashur tifozë të Klubit të Basketbollit SIGAL Prishtina.Më lejoni, që me pak fjali të ju…
Posted by KB Prishtina on 2015-12-10
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania