LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Granit Kolshi largohet nga Feronikeli

Zyrtare: Granit Kolshi largohet nga Feronikeli

Feronikeli sot e ka liruar nga klubi ‘gardianin’ Granit Kolshi.

Kështu së paku shkrua në komunikatën për media të skuadrës drenicase, e cila me këtë rast e ka falënderuar portierin për kontributin e dhënë deri më tani për ekipin.

“Granit Kolshi pas më shumë se gjashtë vitesh lirohet nga klubi. Granit Kolshi iu bashkua klubit në vitin 2009, pas dy viteve në Ligen e Parë me mjaft sukses ne vitin 2012, skuadra bashkë me Kolshin në portë u rikthye në Superligë”, njofton faqja e klubit.

Ai me Feronikelin doli dy here fitues i Kupës së Kosovës ne vitin 2013/14 dhe 2014/15, po ashtu Kampion i Kosovës ne vitin 201415 dhe fitues i Superkupës.


Kolshi ne vitin e kaluar udhëheq skuadrën drejt trofeut Kupa ‘Pavarësia’ në Vlorë.