Futbollistët kosovarë shkuan në Shqipëri në kërkim të parajsës, por përjetuan ferrin!

Kishte shkuar me entuziazëm nga Prishtina në Shqipëri, me shpresën se atje do të gjejë “parajsën”.
Por, Adnan Haxhaj, bashkë me Kreshnik Lushtakun, e kishin hequr “të zinjtë e ullirit” gjatë kohës sa kanë qëndruar në Shkodër. Sipas tij, Vllaznia u bënte zullum lojtarëve kosovarë, të cilët i linte të flinin në një konvikt, e po ashtu nuk ua jepte siç duhet rrogat. Gjashtë muaj të kaluara në Shqipëri ishin si 600 vjet për Haxhajn e Lushtakun, të cilët u kthyen të zhgënjyer në Kosovë
E konsideronte Shqipërinë si një mundësi superiore për të bërë hapa të tjerë të mëdhenj në karrierë. Dhe, posa i ishte ofruar mundësia për të luajtur për Vllazninë, Adnan Haxhaj menjëherë e kishte lënë Prishtinën dhe Superligën e Kosovës, për t’u transferuar në Superioren shqiptare.
Ky transferim pati ndodhur në afatin kalimtar të verës. Por, me të shkuar në Shkodër, futbollisti kosovar kishte nisur të pendohej, pasi kishte hasur në një tretman të tmerrshëm, krejt të kundërt prej asaj që e kishte pritur, shkruan Zëri.
Dhe, pas gjashtë muajve të kaluar me zor në Shqipëri, Haxhaj tani është kthyer në Kosovë, për të treguar se eksperienca e tij gjashtëmujore në Shqipëri ka qenë dhe do të mbetet më e keqja në karrierën e tij.
Ish-lojtari i Trepçës thotë se në Shkodër futbollistët kosovarë trajtoheshin krejt ndryshe prej lojtarëve vendorë, duke treguar se për një kohë nuk i kishin bërë as zgjidhje normale për banim, duke e vendosur në një konvikt.
“Lojtarët më me emër, të cilët vinin nga Shqipëria, u bënin zgjidhje për banim qysh natën e parë, kurse futbollistëve nga Kosova jo, duke na lënë në konvikte në vende të cilat ne si futbollistë nuk na takon të qëndrojmë. Vetëm pas më shumë se dy muajve qëndrim në një konvikt na patën vendosur në një banesë diç më të mirë”, rrëfen Haxhaj për gazetën “Zëri”.
Image
Ai thotë se të pakta janë klubet në Shqipëri prej të cilave futbollistët kosovarë mund të kenë tretman e përfitime financiare dhe se krejt Shqipëria nuk është “parajsë” siç thuhet në Kosovë, sidomos nga menaxherët që merren me transferim të lojtarëve nga Kosova drejt Shqipërisë.
“Te pagat nuk kanë qenë aspak korrektë pasi lojtarëve shkodranë ua jepnin pagat, ndërsa neve nga Kosova jo, duke u arsyetuar për vonesat”, theksoi Haxhaj, i cili me t’u kthyer në Kosovë nga Shqipëria nënshkroi kontratë me Llapin.
“Me Vllazninë e kemi shkëputur kontratën me marrëveshje. Ata nuk na kanë dalë në fjalë, por kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, thotë i zhgënjyeri Haxhaj.
“Me ndërrimin e trajnerit ndryshoi gjithçka. Armir Grima nuk më ka ftuar as në 18-she, arsyet nuk i di se cilat ishin. Lojtarët e Kosovës, në Vllazni, janë shkelur, nuk ka qenë arsyeja pse kemi luajtur dobët, por ai me siguri ka pasur arsye personale”, shtoi ai.
“Sjellja e tij ndaj tre kosovarëve, ndaj neve, nuk ka qenë fare korrekte. Më pas jam aktivizuar te Vllaznia B, pa ndonjë arsye. Në Vllazni, kam shkuar për të treguar vlerat e mia si futbollist dhe të jap maksimumin. Më është premtuar se do të luaj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Janë munduar që të më ulin vlerat e mia, por nuk ia kanë arritur”, pohoi Haxhaj. /zeri/
Ai ndihej i diskriminuar, pasi në Vllazni kah fundi e linin të ushtronte i vetmuar, jashtë grupit të lojtarëve, e më pas trajneri i kishte thënë të shkojë në ekipin B, me ç’rast Haxhaj përfundimisht kishte humbur durimin dhe vendosi të largohet.
“Pritja ka qenë katastrofale, sjellja e tyre ishte tejet e keqe”, shprehet Haxhaj, duke shtuar se tretman të njëjtë kishte edhe kosovari tjetër, Kreshnik Lushtaku, me të cilin bashkërisht u larguan nga Shkodra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania