LAJMI I FUNDIT:

Mijovic: Fitore e vështirë

Mijovic: Fitore e vështirë

Krahas garave vendore, Bashkimi nga Prizreni, në këtë edicion po merr pjesë edhe në Ligën Ballkanike.

Skuadra e trajnerit, Petar Mijovic, së fundmi e mposhti Teodo Tivatin në një ndeshje dramatike me rezultat 79:78.

Trajneri Mijovic foli rreth këtij takimi, të cilin e cilësojë si shumë të vështirë, por u shpreh i kënaquar për fitoren e arritur.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por jam i lumtur që në fund arritëm një fitore të rëndësishme. Shpresoj se do ta kalojmë fazën e grupeve direkt”, ka deklaruar Petar Mijovic për gazetënolle.