LAJMI I FUNDIT:

Shenjëtarëve u bllokohen armët dhe municioni

Shenjëtarëve u bllokohen armët dhe municioni

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës (FSHSK) nuk ka qasje në depon e armëve dhe municionit të zjarrit që ndodhet në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinë (PRKS).

Qasjen në depo ku ndodhen armatimi dhe municioni që shfrytëzohen për gara e stërvitje, shenjëtarëve të Kosovës po ua mohon menaxhmenti i Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinë (PRKS).

PRKS-ja ka rreth dy muaj që ia ka vënë drynin poligonit të shenjëtarisë, që është edhe i vetmi në Kosovë ku shenjëtarët kosovarë mund të zhvillojnë ushtrime dhe gara.

Vendimi për këtë bllokim ka ardhur pas vendimit të udhëheqësve të PKRS-së, që të paguhet muaj për muaj nga Federata shfrytëzimi i poligonit dhe i depos, gjë që Federata nuk është e gatshme, meqë thotë se nuk ka mjete, shkruan kohaditore.


Federata ka ofruar të bëjë pagesën për aq orë sa do ta shfrytëzojë poligonin, por kjo nuk është pranuar nga Pallati, duke kërkuar pagesë mujore.