LAJMI I FUNDIT:

Triumf dramatik i Bashkimit në BIBL

Triumf dramatik i Bashkimit në BIBL

KB Bashkimi ka regjistruar një fitore shumë dramatike kundër KK Teodos në kuadër të Grupit B në Ligës Ballkanike.

Skuadra nga Prizreni regjistroi fitore prej 79-78 në mënyrë drithëruese.

Ndeshja u vendos dy sekonda pa përfunduar koha dhe ekipi nga Kosova fitoi me një pikë epërsi.

Pas kësaj fitoreje, Bashkimi ka tri triumfe dhe tri humbje dhe është në vend të tretë, kurse Teodo është në vend të parë me katër fitore dhe dy humbje. /Telegrafi/