LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Bashkimit kërcënon kështu prizerenasit

Ish-lojtari i Bashkimit kërcënon kështu prizerenasit

Skuadra e Bashkimit, do të luaj sot në kuadër të Ligës Ballkanike, ndaj malazezëve të Teodos, në palestrën ‘Sezai Surroi’.

Kjo ndeshje do të jetë emocionuese për basketbollistin amerikan, Aaron Mitchell. Ky i fundit kishte kaluar një edicion te Bashkimi, para se t’i bashkohej Teodos.

Në një prononcim për gazetaolle, Mitchell, është shprehur i emocionuar që është kthyer në prizren duke synuar fitoren.

“Jam shumë i emocionuar që jam kthyer sërish të luaj në Prizren. Sigurisht shpresoj që të bëjë një paraqitje të mirë dhe të arrijmë fitore”, u shpreh Mitchell.