LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i Superligës po bën kërdi si trajner

Gjyqtari i Superligës po bën kërdi si trajner

Ish-gjyqtari Arbnor Rifati, prej se është emëruar trajner i skuadrës basketbollistike, Kalaja ka arritur që katër ndeshje radhazi të shënoj fitore.

Basketbollistët e Kalasë së Prizrenit kanë shënuar edhe fitoren e katërt me radhë në Ligë të Parë pasi ka mposhtur skuadrën e Kaçanikut 67-57 në Sezai Surroi të Prizrenit.

Vlen të theksohet se për ekipin luajti edhe përforcimi i radhës, Allen Idrizaj.

Kalaja aktualisht gjendet në pozitën e tretë të renditjes tabelore të Ligës së Parë në basketboll. /Telegrafi/