LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Vushtrria me trajner të ri

Zyrtare: Vushtrria me trajner të ri

Pas largimit të Bekim Shotanit, klubi futbollistik i Vushtrrisë ka gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për Isa Sadriun, i cili ka marr drejtimin e skuadrës vushtrias, ndërsa deri më tani kishte udhëhequr skuadrën e Galasaray Kosovës.

Ndërkaq, edhe Statovci është larguar nga posti i ndihmës-trajnerit të ish-kampionit të Kosovës në futboll.

Ndryshe, Vushtrria gjendet në pozitën e parafundit të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 17 pikë. /Telegrafi/