LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shotani dorëhiqet nga Vushtrria

Zyrtare: Shotani dorëhiqet nga Vushtrria

hëna doli të jetë ditë e lajmeve të befasishme të Raiffeisen Superligës. Pas Gani Sejdiut që u nda me Feronikelin, edhe Bekim Shotani e ka ndërprerë bashkëpunimin me Vushtrinë.

“Pas një takimi që e pata me drejtuesit e Vushtrrisë, vendosëm ta ndërprejmë bashkëpunimin. Përshëndes tifozërinë “Forca”, lojtarët dhe stafin teknik”, deklaroi Shotani për gazetaolle.com.

Vushtrria e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e parafundit të Raiffeisen Superligës.