LAJMI I FUNDIT:

KEK: Deklaratat e pavërteta do të përballen me ligjin

KEK: Deklaratat e pavërteta do të përballen me ligjin

KEK-u sqaron se akuzat e Avni Kurshumliu, në lidhje me aksidentin e datës 6 qershor në Termocentralin “Kosova A”, janë të pasakta dhe e dezinformojnë opinionin.

“Në këto deklarata personi në fjalë ka tentuar të manipulon qëllimshëm mes vendeve dhe kohës se ndodhive të ngjarjeve si dhe shtrembërim logjik të shkakut me pasojën. Në këtë prononcim, ky person për të cilin nuk ka evidencë të këtë qenë ndonjëherë drejtor në ‘Kosovën A’, vë në lajthitje gazetën dhe opinionin duke tentuar të sfidoi grupin e ekspertëve me eminent që ka ky vend dhe duke sjell konfuzion në terma shkencor të përdorimit të fjalëve ‘eksplodim’ dhe asaj ‘ekspandim’”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

Sipas kësaj Korporate, të gjitha këto deklarata të pavërteta, të cilat fatkeqësisht jepen pa kurrfarë bazë profesionale, demantohen edhe janë sqaruar në detaje në raportin e komisionit profesional të eksperteve me të njohur të kësaj fushe në KEK dhe në vend.


“Është e qartë se këto deklarime janë dhenë jo vetëm me një qasje mospërfillëse ndaj verifikimit të të dhënave, por me një dijeni të plotë se informacionet e plasuar janë të pavërteta. Në këtë rast, KEK ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të sfidojë deklaratat e pavërteta dhe dashakeqe të bëra nga personi në fjalë, përmes të gjitha rrugëve që ia lejon ligji”, theksohet në reagimin e KEK-ut. Telegrafi/