LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëmilionëshi diskriminues i Termokosit

Dhjetëmilionëshi diskriminues i Termokosit

Në tenderin që mund të jetë i fundit për furnizim me mazut, ngrohtorja e qytetit të Prishtinës, Termokos, ka pretenduar ta mbyllë me dallavere.

‘Furnizim me mazut’ është kontrata që ngrohtorja ka njoftuar që do ta lidhë me ndonjë kompani, para që të startojë furnizimi me avull. Në njoftim për kontratë për këtë tender, Termokos ka imponuar obligime të panevojshme dhe pengesa për kompanitë garuese.

Madje, ka përdorur kritere të cilat mund të favorizojnë kompani të caktuara, sikundër edhe të eliminojnë. Agjencia Kundër Korrupsionit e ka shqyrtuar tenderin ‘Furnizim me mazut’, i cili ishte në fazën fillestare të njoftimit për kontratë dhe ka gjetur shkelje të shumta që ka përdorur prokurimi i ngrohtores.


Te kapaciteti ekonomik dhe financiar, prokurimi ka kërkuar raport mbi qarkullimin bankar mbi 10 milionë euro për kompaninë e cila dëshiron ta fitojë tenderin. Gjithashtu ka kërkuar raportin e auditimit mbi kompaninë në dy vitet e fundit (2012, 2013). /Tribuna/