Shtrirja e zonave urbane drejt tokave bujqësore është një problem i madh në Komunën e Prishtinës dhe në Komunat e tjera, pasi deri më tani planifikimi i zhvillimit të qytetit edhe në tokat bujqësore nuk është ndaluar.
Idriz Gashi, shef i divizionit të tokave, në Ministrinë e Bujqësisë ka thënë për KosovaPress, se Komuna e Prishtinës e ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë, të paraparë me ligjin për tokën bujqësore që të merr një pëlqim për shtrirjen e zonave urbane në toka bujqësore.
Në bazë të këtij plani Gashi, ka treguar që është paraparë një sipërfaqe e madhe e tokës bujqësore kualitative të shndërrohet në toka ndërtimore, prandaj, ministria e ka refuzuar këtë kërkesë në mënyrë që mos të dëmtohet ajo pjesë aq e madhe e tokës bujqësore.
Lidhur me këtë rast edhe Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, ka deklaruar për KosovaPress, se deri më tani plani zhvillimor i qytetit i cili është hartuar më herët dhe është miratuar në vitet e kaluara parasheh zhvillimin e qytetit edhe në tokat bujqësore. Por, sipas saj, pas konsultimeve që Komuna ka bërë me Ministrinë e Bujqësisë kanë vendosur që zhvillimi urban i qytetit të mos shkoj në tokat bujqësore.
“Sa i përket tokave bujqësore, Komuna e Prishtinës punon në bazë të ligjeve në fuqi. Pra, plani i zhvillimit komunal të Prishtinës parasheh zgjerimin e qytetit edhe në tokat bujqësore, mirëpo pas disa konsultimeve që kemi me Ministrinë e Bujqësisë nuk kemi marrë pëlqim në zbatimin e këtij plani sepse Ministria kërkon që zhvillimi i qytetit të mos shkoj në toka bujqësore, pra të shkoj në pjesët e tjera. Edhe ne jemi të pajtimit që tokat bujqësore të ruhen. Pra, në këtë rast ne jemi duke e rishikuar planin komunal dhe që të shohim se si mund ta zhvillojmë qytetin në tokat ku nuk dëmtohet bujqësia e Komunës së Prishtinës”, ka theksuar Pacolli.
Idriz Gashi, ka theksuar se Ministria e Bujqësisë ka rekomanduar Komunën e Prishtinës që të zbatoj ligjet në fuqi që e rregullojnë këtë fushë. Gashi, ka shtuar se pasi që është analizuar vlera e atyre tokave e kanë vërejtur se në disa zona nuk ia vlen të bëhen zona ndërtimore andaj kjo ka qenë edhe arsyeja e refuzimit të kërkesës së Komunës.
“Komuna e Prishtinës ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë, të paraparë me ligjin për tokën bujqësore që të merr një pëlqim për shtrirjen e zonave urbane në toka bujqësore dhe në bazë të këtij plani është paraparë një sipërfaqe e madhe e tokës bujqësore kualitative të shndërrohet në toka ndërtimore. Mirëpo, Ministria e Bujqësisë pasi e ka marrë këtë plan e ka shqyrtuar e ka analizuar dhe ka bërë disa krahasime duke u bazuar në klasifikimin pedologjik të tokave, duke u bazuar në klasifikimin e përshtatshmërisë së tokave në Kosovë është vërejtur se në disa zona nuk ia vlen të bëhen zona ndërtimore”, ka thënë Gashi.
Gashi, ka thënë se janë duke shqyrtuar edhe plane tjera dhe zona tjera duke u bazuar në dispozitat dhe ligjet në fuqi që e rregullojnë këtë fushë. Deri më tani, Gashi ka pohuar se Komuna e Prishtinës, nuk e ka shkelur ligjin për të dhënë leje ndërtimi në toka bujqësore.
Sipas njohësit të bujqësisë, Imer Rusinovci, përgjegjësia më e madhe sa i përket sistemit agrar është ruajtja e tokave bujqësore. Ai, ka theksuar se shkatërrimi i tokave bujqësore është problem alarmant dhe shqetësues në mbarë Kosovën. Ai ka thënë se shkatërrimi i egër i tokave bujqësore nuk është për t’u falur por për t’u sanksionuar me ligj.
“Problemi i shkatërrimit të tokës bujqësore është një problem alarmant shqetësues në mbarë Republikën e Kosovës dhe është fenomen që është vërejt pothuajse në gjitha komunat. Madje është shumë shqetësuese në raport me Komunën e Prishtinës fenomeni i tjetërsimit të egër të tokës në komunat të cilat kanë qenë komostacion dhe në sistemin e ujitjes. Kjo nuk është për tu falur sepse kjo është një dukuri që do të na kushtoj shumë neve dhe gjeneratave që do të vijnë pas nesh dhe unë mendoj se një herë e përgjithmonë fenomeni i tjetërsimit të tokës bujqësore në formë barbare, në formë të egër duhet të sanksionohet me ligj”, ka thënë Rusinovci.
Në tokat në sistem të ujitjes dhe komostacion sipas tyre nuk lejohen ndërtime, përveç ndërtimit të objekteve me rëndësi të veçanta.
Gashi, ka thënë se Ministria e Bujqësisë e ka mandatin t’i mbroj tokat bujqësore sepse plani zhvillimor i Komunës së Prishtinës, duhet të jetë i harmonizuar me shfrytëzimin e tokave bujqësore. Sipas tij, për shkeljen e ligjit është paraparë dënimi i personave të cilët ndërtojnë në mënyrë të pa ligjshme. Por ligji vlen njëjtë edhe për Komunën e cila duhet të zbatoj ligjet në fuqi dhe të marrë leje nga Ministria e Bujqësisë për ndërtimin e këtyre tokave./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos