LAJMI I FUNDIT:

Panairi “Agrokos 2014” nga 8 -11 tetor

Panairi “Agrokos 2014” nga 8 -11 tetor

Edicioni i 14-të me radhë i panairit ndërkombëtar “AGROKOS”, i specializuar në promovimin e sektorëve të agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve po afrohet.

“Agrokos”, i cili do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga data 8 deri më 11 tetor, do të vazhdojë të rikonfirmojë veten si një event modern promovues, i cili po u shërben bizneseve prodhuese, distributorëve, profesionistëve nga Kosova dhe nga jashtë për të rritur nivelin e bashkëpunimit me partnerët biznesor, me institucionet, si dhe me vetë konsumatorët.

Kompani nga vendi dhe ato ndërkombëtare, institucione dhe asociacione të biznesit, profesionistë dhe vizitorë publikë do të jenë pjesë integrale e panairit “Agrokos 2014”. Përveç aktivitetit promovues, panairi ka edhe karakter shitës, me produkte dhe çmime promocionale.


Po ashtu, gjatë panairit do të mbahen edhe një varg aktivitetesh tjera, si: takime B2B, konferenca për shtyp, degustime të produkteve, etj.

Përveç bizneseve nga Kosova, në “AGROKOS 2014” do të marrin pjesë numër i konsiderueshëm i kompanive si dhe delegacioneve të afaristëve nga vendet e huaja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori