LAJMI I FUNDIT:

Bie fuqia blerëse në Kinë

Bie fuqia blerëse në Kinë

Rënia e fuqisë blerëse në Kinë prek nivele rekord që prej muajit Janar të 2010, të dhëna këto që tregojnë se ekonomia e dytë më e madhe në Botë po humbet terren.
Çmimet produkteve bazë kanë pësuar një rritje prej 1.6% krahasuar me një vit më parë, çka ka sjellë edhe një rënie të fuqisë blerëse. Këto vlera janë më të ulta se parashikimi i mëparshëm prej 1.7% dhe se niveli prej 2% në muajin gusht. Ndërkohë çmimet e shumicës kanë rënë me 1.8%, përkundrejt pritshmërive të një rënie me 1.6%. Kjo shifër vjen pas një rënie prej 1.2% një muaj më parë. Që prej muajit shkurt të 2012 çmimet e prodhimit në Kinë kanë qenë në rënie të vazhdueshme, si pasojë e kërkesës së ulët, mbingarkesës apo rënies së çmimit të mallrave.

`Këto të dhëna janë shqetësuese`- shprehet Richard Iley, ekonomisë për Azinë, duke theksuar gjithashtu se deflacioni në fabrika nuk është risi në Kinë, por problem aktual qëndron më shumë te përballja me një deflacion në tregun e banesave. `Ajo që mbetet për tu parë është nëse një gjë e tillë do vazhdojë për shumë gjatë`- shtoi Iley. Shqetësimi më i madh vjen pikërisht për faktin se pritshmëritë janë që situata të përkeqësohet edhe më, duke pasur parasysh rënien e cmimit të karburanteve, rënien e çmimit të shtëpive, kapacitetin e mbingarkuar të industrisë apo edhe vlerësimin e monedhës.

Sot shifrat tregojnë për një rënie me 1.6% krahasuar objektivin prej 3.5%, pa u llogaritur këtu impakti i plotë i kolpasit të çmimeve të hidrokarbureve. Ditën e martë Banka Qëndrore e Kinës uli çmimin e huadhënies afatshkurtër për bankat për herë të dytë, me 0.1% në nivelin e 3.4%, nduke ulur kështu normën e interesit të marrëveshjeve 14 ditore të riblerjes. Kjo lëvizje vjen pas asaj uljes së po kësaj norme në nivelin e 3.5% nga 3.7% që ishte më parë. /Telegrafi/