LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Bordit të BQK-së, medalje në Forumin e Crans Montanas

Kryetari i Bordit të BQK-së, medalje në Forumin e Crans Montanas

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Prof. Dr. Bedri Peci merr çmimin prestigjioz, “Medaljen e Artë të Forumit të Crans Montanës”.

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Bedri Peci mori pjesë në Forumin e Crans – Montanes, në Samitin e 16-të Ndërkombëtarë mbi “Krimin Ndërkombëtarë dhe Sigurinë Vendore dhe Globale” i cili u mbajte në Gjenevë të Zvicrës nga data 15-17 tetor.

Ky forum përbën një platformë prestigjioze përfaqësimi të institucioneve financiare, qeverive, parlamenteve, administratës publike dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.


Në ketë Samit u prezantuan praktikat dhe sfidat e vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në sendërtimin e një kornize të sigurt të qeverisjes dhe të bërit biznes, praktikat e menaxhimit të rreziqeve në korporata financiare dhe rolin kyç të cilësisë së edukimit në funksion të një mjedisi më efikas shoqëroro-ekonomik.

Në këtë eveniment, Forumi i Crans – Montanës nderoi Kryetarin e Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Bedri Peci me çmimin e “Medaljes së Artë”, në shenjë nderimi të arritjeve si dhe për të vënë në pah përpjekjet e vazhdueshme të Republikës së Kosovës për tu integruar në Komunitetin Botëror. Për me tepër, ky çmim ndahet nga Forumi i Crans – Montanës “në raste të veçanta, përmes një vendimi special për njohjen e arritjeve të suksesshme në favor të një bote më humane”. /Telegrafi/