Guvernatori Hamza ka pritur në takim Ellen Goldstein drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor dhe Jan-Peter Olters, drejtor i zyrës së Bankës Botërore për Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi Guvernatori i BQK-së Bedri Hamza ka bërë një rezyme në lidhje me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë, duke nënvizuar qëndrueshmërinë dhe performancën pozitive të sektorit bankar në përgjithësi. Të dhënat e prezentuara dhe treguesit e nxjerrë kanë të bëjnë me periudhën e vitit 2014 dhe janë të dhëna që tregojnë shëndetëshmerinë e sistemit financiar në vend.
Guvernatori Hamza dhe Ellen Goldstei, përveç temave rreth zhvillimeve të fundit ekonomike dhe financiare kanë diskutuar edhe për mbështetjen shumëdimensionale që Banka Botërore vazhdon t’i japë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Republikës së Kosovës.
Po ashtu Guvernatori Hamza e ka njoftuar Ellen Goldstein edhe për statusin dhe rëndësinë e projekteve të financuara nga ana e Bankës Botërore me fokus në segmentet përbrenda projekteve për forcimin sektorit financiar dhe infrastrukturës së tregut.
Ndërkaq Goldstein ka vlerësuar progresin e arritur si dhe përformancën në fushën financiare, ku përveç që ka çmuar bashkëpunimin e lartë të BQK-së me Bankën Botërore ajo i ka konfirmuar Guvernatorit Hamza se Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e saj për të gjitha fushat të cilat janë me interes për zhvillimin e BQK-së dhe për zhvillimin e sektorit financiar në përgjithësi.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan se BQK-ja dhe Banka Botërore do zgjerojnë edhe më shumë fushat e bashkëpunimit me projekte në të ardhmen, qofshin ato të sferave të asistencës teknike apo të mbështetjeve tjera por duke patur për bazë gjithnjë bashkëpunimin me Zyrën dhe përfaqësuesin Rezident të Bankës Botërore në Kosovë si dhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Selinë Qëndrore në Uashington. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Edhe pse nuk duhet ta zotërojnë atë, bankat kanë fituar para të mira nga rritja e madhe e Bitcoinit
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët