Sigurimi i kodit telefonik të Republikës se Kosovës nënkupton përfitime më të mëdha ekonomike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe më të lira ndaj konsumatorëve. Kështu thonë udhëheqës të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe udhëheqës të kompanive të telekomunikacionit që operojnë në Kosovë.
Ndryshe, kjo çështje është trajtuar edhe gjatë dialogut në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Marrëveshja e arritur në shtator të vitit 2013, parasheh që Kosova të marrë kodin ndërkombëtar +383 ose +384, kurse Serbia të fitojë licencimin e një operatori serb të telefonisë mobile në Kosovë.
Kërkesën për aplikim në këtë union do të bëjë shteti i Austrisë, shtet ky që është paraqitur vullnetarisht për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces, pasi Kosova nuk mund të aplikojë për arsye se nuk është anëtare në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit.
Ndryshe, në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.
Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.
Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), tha se me sigurimin e kodit telefonik, Republika e Kosovës përveç se krijon identitetin e vetë shtetëror në fushën e telekomunikacionit, do të ulet edhe kostoja e shpenzimeve të operatorëve që funksionojnë në Kosovë.
Ai ka treguar vetëm shumën që i paguan PTK /VALA – Telekomit të Monakos. “Nisur nga të dhënat e analizuara dhe të siguruara nga operatorët e licencuar në Kosovë, në veçanti referuar operatorit publik, Postës dhe Telekomit të Kosovës, njësia biznesore VALA, pas fillimit të përdorimit unik të kodit, do të kursejë mjete financiare në vlerë vjetore prej rreth 5 deri 7 milionë euro”, thekson Hoxha.
Ndryshe edhe U.D kryeshefit ekzekutiv të Post Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, ka thënë se mungesa e kodit telefonik vazhdon t’i shkaktojë kosto të lartë operative, operatorit të telefonisë mobile Vala, por edhe operatorit të telefonisë fikse Telekom.
“Në mungesë të kodit telefonik, PTK për kodin e telefonisë mobile të huazuar nga Monako Telekom, deri tani për të gjitha vitet e operimit, i ka paguar Monaco Telekomit mbi 48 milionë Euro vetëm si taksa të numeracionit. Kësaj shume duhet shtuar edhe koston e trafikut, e cila për këto 15 vjet operimi është disa herë më e madhe se ajo e cekur më lartë” , ka thënë Latifaj.
Edhe njohës të kësaj çështje, pohojnë se sigurimi i kodit telefonik i jep fund huazimeve të kodeve të huaja, rrjedhimisht edhe pagesave milionëshe për shfrytëzimin e kodeve të huaja.
Agron Dida, ekspert i telekomunikacionit, dikur drejtor gjeneral i Postës dhe Telekomit të Kosovës, shprehet se sigurimi i kodit do të sjellë përfitime të mëdha indirekte për Republikën e Kosovës.
Ai madje thotë se sigurimi i Kodit nuk është problem, por kjo neglizhencë sipas tij, po ndodh për shkak të interesave të grupeve të caktuara. “Në mënyrë indirekte, atëherë nuk mundësohen dallaveret e tilla që po bëhen. Unë po hyjë edhe në një çështje tjetër, pse askush nuk është mërzitur që të kemi kodin tonë, sepse janë interesa të mëdha të individëve, të cilët janë pasuruar direkt dhe indirekt në mungesë të kodit telefonik. Këtu viktimë natyrisht se është qytetari i Kosovës”, tha Dida.
Ndryshe, Mehdi Latifaj, ka thënë se marrja e kodit telefonik do t’i mundësonte PTK-së administrim shumë më të mirë të raporteve kontraktuale me operatorët telefonik anë e këndë botës, duke siguruar kualitet me të mirë të shërbimeve dhe do të ulej kostoja operative.
Rrjedhimisht, kjo do të reflektonte edhe në çmimin e shërbimeve te konsumatorët. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
“American Airlines”, drejt shkurtimit të 7 mijë punonjësve
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët