Aktiviteti i OJQ mikrofinanciare pa bazë ligjore duket se iu ka ardhur fundi. Kjo pasi komisioni parlamentar për buxhet dhe financa është i vendosur që deri në muajin korrik të hartoj ligjin mbi veprimtaritë e tyre. Problemi kryesor i ligjvënësve duket të jetë shpërndarja e kapitalit të tyre dhe titullari i aksionarëve, pasi këto OJQ me ligj kanë pasur statusin e donatorëve mirëpo kanë ushtruar veprimtari bankare në dhënien e kredive me norma të kamatave deri në 28 %.
Qeveria bashkë me Bankën Qendrore në vitin 2013 kishin hartuar ligjin mbi funksionimin e institucioneve bankare dhe OJQ mikrofinaciare, mirëpo pas reagimit të shoqërisë civile nenet ku ishin paraparë që OJQ mikrofinanciare të shndërrohen në banka ishin shpallë jo kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Përfaqësues nga shoqëria civile kanë kërkuar nga legjislativi që mos të nguten me këtë ligj dhe se në hartim të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka cilësuar si shqetësim të madhë pasi sipas tij këto institucione në Kosovë ende nuk kanë status të rregulluar. “Normalisht është punuar një draft, ky është një shqetësim jashtëzakonisht i madh po për shkak të përfundimit të mandatit të kaluar, ne përsëri i qasemi nga fillimi kësaj çështje. Në plan programin e punës të komisionit për buxhet dhe financa e kemi fut që menjëherë në prill të merremi me këtë çështje me draftimin e ligjit për të cilin kemi një bazë dhe që ta definojmë këtë çështje dhe ky institucion si donator si OJQ që faktikisht e ka qëllimin e donacionit të mosluaj më rolin e financimit bankar apo kreditimit çfarë sot e ka”, ka thënë Osmani.
Në anën tjetër, zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë thënë se BQK nuk është sponzorizuese e këtij ligji. “Banka Qendrore e Republikës se Kosovës nuk është sponsorizuese e Ligjit përkatës. Projektligji për Institucionet Mikrofinanciare dhe Jobankare është adresuar në gjashtë mujorin e parë 2014 në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës. Me anë të këtë projektligji do të rregullohet statusi i tyre“, ka thënë Besnik Kada, zëdhënësi i BQK-së.
Kurse, Taulat Hoxha nga KCF-ja kërkon nga ligjvënësit që të mos nguten me hartimin e ligjit.
“OJQ mikrofinanciare ligji në bazë të vetin e kanë ligjin për OJQ , ky ligj e rregullon çështjen e themelimit funksionimit të tyre por edhe shuarjes se çka ndodh me fondet e tyre pas ndonjë shuarje eventuale. Asnjë ligj tjetër nuk guxon të merret me këtë çështje rregullimi i aspekteve financiare normalisht që duhet të bëhet me ligj special për mikrofinanca. Mirëpo, elementi bazë i problemit të mikrofinancave dhe kërkesa jonë bazë që të mos bëhen gjërat me urgjencë të përfshihet shoqëria civile, të përfshihen akterët që kanë çka me thënë me këtë temë për të mos përfunduar përsëri te Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Hoxha.
Në ndër kohë, njohësi i çështjeve bankare, Milazim Abazi, thotë se ligji duhet të adresoj saktë se çfarë duhet të bëhet me këto OJQ mikrofinanciare.
“Ligji i ri duhet të adresoj saktë se çka mund të bëhet me këto OJQ mikrofinanca. Unë mendoj se këtu duhet të ketë parasysh që këtyre gjatë transformimit apo gjatë shitjes Kosova të përfitoj qytetarët e Kosovës të përfitojnë dhe besoj se ekzistojnë dy mundësi që OJQ-të ekzistuese të obligohen t’i shesin asetet e tyre mundësisht ndonjë banke ndërkombëtare e cila dëshiron të hy në tregun e Kosovës mund t’i marrë asetet e tyre… Po ashtu, ligji duhet të adresoj se çka duhet të bëhet me ato para që ata i shesin. Mendimi im është se nga shitja e këtyre aseteve OJQ-të këto para duhet ti orientojnë në çështje sociale humanitare. Varianti tjetër do të ishte që të themi definivisht të shiten asetet e të gjitha OJQ mikrofinanca de nga këto mjetet që do të përfitojnë nga shitja të formohet nj fond agrar për të ndihmuar në trajnimin e bujqve të rinj në kreditimin e bujqve por jo më si OJQ por si një fond zhvillimor i Kosovës”, ka thënë Abzai.
Ndryshe, bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 , vlera e aseteve të sektorit mikrofinanciar ishte 113.1 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 0.2 për qind, ndërsa, aplikuan norma të interesit në kredi 25.3 për qind.Për këtë periudhë kohore kanë realizuar profit prej 13.6 mijë euro, që paraqet një përmirësim të pozicionit financiar krahasuar me humbjen prej 572.5 mijë euro të shënuar deri në qershor 2013. Mungesa e legjislacionit ka bërë që këto institucione të zgjerojnë veprimtarinë e tyre pa pasur ndonjë problem. Kjo pasi ligji për rregullimin e tyre ende nuk është hartuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
“American Airlines”, drejt shkurtimit të 7 mijë punonjësve
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët