LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon importimi i energjisë elektrike

Vazhdon importimi i energjisë elektrike

KEDS u është drejtuar qytetarëve duke sqaruar se edhe pse dje është paraparë që njësia A4 e KEK-ut të kthehet në prodhim, kjo nuk ka ndodhur dhe se KEK po bën të pamundurën që kjo njësi të kthehet në prodhim sot në mesnatë.

“Për më shumë, njësia A5 është në proces të paplanifikuar të riparimit dhe tani më vetëm dy njësi janë aktive në KEK deri sa pjesa tjetër mbulohet me import të energjisë elektrike me qëllim të sigurimit të kapaciteteve të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike për konsumatorë”, sqaron KEDS në një komunikatë për media.

Sipas tyre, çdo devijim i tillë i paplanifikuar nga operatorët tjerë rrezikon edhe furnizimin e rregullt me energji elektrike si dhe i vejnë KEDS, KESCO dhe konsumatorët në pozitë të keqe, duke qenë se sektori i energjisë është sektor i rregulluar publik.


“Si gjithnjë, ne kemi ndërmarrë të gjitha hapat që këto ndërprerje të paplanifikuara të njësive prodhuese në KEK të mos ndikojnë në furnizimin e rregullt me energji elektrike për konsumatorë. Pasi që kapacitetet aktuale të disponueshme të energjisë elektrike janë minimale, dhe pasi që sipas planeve paraprake dhe bilancit të aprovuar nga MZHE do të duhej të ishin në prodhim katër njësi në KEK, ndërsa janë aktive vetëm dy, i lusim të gjithë konsumatorët të kursejnë energjinë elektrike”, përfundon komunikata ë tyre.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25

Ekonomi
Kalo në kategori