LAJMI I FUNDIT:

S’ka operator të tretë mobil pa kodin telefonik

S’ka operator të tretë mobil pa kodin telefonik

Ekrem Hoxha, shef i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, sa i përket funksionimit të operatorëve ilegalë, ka thënë se nga viti 2011 janë ndaluar nga qeveria aksionet në veri të vendit, ndërsa për ndalimin e punës së një antene në kishën ortodokse serbe në Graçanicë nuk ka gjetur mbështetje nga asnjë institucion për ta larguar.

Për marrëveshjen e telekomunikacionit, Hoxha ka thënë se ajo nuk shkel asnjë ligj të vendit dhe se pa u marrë kodi telefonik nuk e kanë në plan të hapin tenderin e tretë të telefonisë mobile.

Sipas raportit vjetor, në vendin tonë janë 1.7 milionë përdorues aktivë të telefonisë mobile, e cila pavarësisht numrit në rritje të përdoruesve, ka pasur ulje në të hyra te të gjithë operatorët për shkak të aplikacioneve të reja që nuk harxhojnë para.


Bazuar në një analizë të bërë del se mesatarja e shpenzimit mujor për komunikim është 6.83 euro, që është më e ulëta në rajon, transmeton Koha.net.

Vitin e kaluar në këtë sektor ka pasur mbi 50 milionë euro investime, ndërkaq sa i përket lëshimit të brezit të ri frekuencor, zyrtarë të ARKEP-it kanë thënë se deri në shtator do të jenë në dispozicion të operatorëve. /koha/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori