Sigurimi i kodit telefonik të Republikës se Kosovës, nga muaji mars, ashtu siç kanë premtuar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, do të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe shërbime cilësore dhe më të lira për konsumatorët.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tashmë ka deklaruar se Austria të hënën ka aplikuar në Organizata Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacion.
Kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e këtij kodi, sipas saj, i mundëson Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit.
Ndryshe, në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.
Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë e për të cilat Kosova duhet të paguaj kosto të lartë të shpenzimeve.
Për përfitimet që do të sjellë kodi telefonik tregon edhe drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj.
Ai për Radion Evropa e Lirë, shprehet se në mungesë të kodit telefonik kjo kompani për çdo vit, Telekomit të Monakos për shfrytëzim të kodit i ka paguar 3 milionë euro, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro.
Përveç përfitimeve komerciale, Latifaj thotë se përfitimet do të jenë të mëdha edhe në aspektin strategjik.
“Kjo ndërlidhet me mundësinë që i krijohet Telekomit të Kosovës për të arritur marrëveshje komerciale me operatorët në gjithë botën për shërbim të trafikut dhe roamingut. Në aspektin strategjik, do të trajtoja edhe çështjen e lehtësimit të jetës së qytetarëve duke e bërë shumë më të thjeshtë gjendjen aktuale, kur jemi duke operuar me tre kode telefonike, me vetëm një kod telefonik unik në gjithë territorin e Kosovës”, tha Latifaj
Sipas Qeverisë, kostot e përgjithshme të shkaktuara deri më tani nga mungesa e kodit telefonik kanë arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.
Edhe ekspertë për çështje të telekomunikacionit pohojnë se më sigurimin e kodit telefonik, operatorët e telekomit nuk do paguajnë shuma milionëshe për shfrytëzimin e kodeve të huaja.
Agron Dida, thotë se shpenzimet e operatorëve të telekomit do të zvogëlohen dhe në këtë mënyrë mund të investojnë në shërbime të reja. “Kontrata për shfrytëzim të kodit të Telekomit të Monakos ka qenë shumë e dëmshme për Kosovën. Largimi i kësaj kontrate, konsiderohet sukses dhe përparim. Kështu që kur kostoja e shpenzimeve të kompanive zvogëlohet, normal se ulen edhe çmimet e shërbimeve për konsumatorë. Edhe konkurrenca kohën e fundit është duke u zhvilluar mirë, në tregun e telekomit“, ka thënë Dida.
Edhe Mehdi Latifaj, thotë se kodi siguron tarifa më të lira dhe shërbime më cilësore për konsumatorët. “Automatikisht Telekomi i Kosovës mund të arrijë marrëveshje bilaterale më operatorë të ndryshëm nëpër botë. Kjo neve na sjellë para një situate që të kemi fleksibilitet shumë më të madh, që të ofrojmë edhe tarifa më të volitshme për konsumatorët tanë, për thirrjet ndërkombëtare, për tarifat e roamingut e kështu më radhë”, tha Latifaj.
Ndryshe, Kosova nuk do të ketë obligime financiare ndaj Austrisë për këtë shërbim, ngase në dialogun e Brukselit ishte paraparë që një vend i Bashkimit Evropian të aplikonte për Kosovën. Austria kishte dalë si vullnetare për ta ndihmuar Kosovën në këtë fushë.
Kosova nuk ka të drejtë të aplikojë në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit për shkak se nuk është anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?