LAJMI I FUNDIT:

“Burrneshat” kthehet pa çmim, por me vlerësime pozitive

“Burrneshat” kthehet pa çmim, por me vlerësime pozitive

Filmi me të cilin Kosova për herë të parë është përmendur si bashkëprodhuese në garën e “Berlinales” është kthyer pa ndonjë çmim, edhe pse pritjet ishin të mëdha.

“Burrneshat”, me regji të italianes Laura Bispuri, që bazohet në romanin e shkrimtares shqiptare, Elvira Dones, ka pasur premierën botërore të enjten e javës që shkoi dhe ka qenë në mesin e filmave konkurrues të Festivalit prestigjioz të filmit në Berlin.

Filmi, që, mes të tjerësh, ka në kastë edhe aktorët nga Kosova, Ilire Vinca-Çelaj e Luan Jaha, është bashkëprodhim i Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, që ka kontribuar me 50 mijë euro.


Të dy aktorët nga Kosova kanë parakaluar në tepihun e kuq të “Berlinales”, bashkë me ekipin e “Burrneshave”, që në rol kryesor ka aktoren e njohur italiane Alba Rohrwacher. Pas premierës së filmit në “Berlinale”, Ilire Vinca-Çelaj nëpërmjet telefonit i kishte thënë gazetës se “Burrneshat” është pritur mirë nga audienca dhe se ekipi ishte optimist për ndonjë çmim.

“Edhe pse filmi ka zgjuar shumë interesim, s’mund të them me siguri se a do të marrim çmim. Por e kam një parandjenjë që do të shpërblehet patjetër. Ani pse të hysh në këtë konkurrencë është fitore e madhe, por çmimi do të ishte riverifikim i dytë”, kishte thënë ajo.

Por, “Burrneshat” është kthyer nga “Berlinale” veç me kritika pozitive. Filmi është përmendur edhe në mediet botërore. Në një artikull të publikuar në agjencinë e lajmeve “Reuters”, me titull “Filmi i fuqishëm debutues flet për zgjimin e një virgjëreshe të përbetuar shqiptare”, është përshkruar ngjarja që trajton filmi i Bispurit.

E në një kritikë të publikuar në “variety.com” thuhet se filmi debutues artistik i Laura Bispurit është një studim i ndjeshëm e serioz i ndryshimit transgjinor. Veç me “Burrneshat” emri i Kosovës sivjet për të katërtën herë me radhë është përmendur edhe në tregun e “Berlinales”, ku një ekip nga Qendra Kinematografike e Kosovës ka ekspozuar katalogët me përshkrime për rreth 60 filma.

Për herë të parë Kosova në këtë festival e ka pasur stendën e përbashkët me Shqipërinë. /koha.net/

Në trend Magazina

Më shumë
U sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave

U sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave

Magazina
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t'i këndonte këngën

Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t'i këndonte këngën "Zotëria juaj" babait të Loredanës por ndërroi mendje kur pa disponimin e tij

Magazina
Kalo në kategori