LAJMI I FUNDIT:

Kush duhet ta luajë Bondin sipas Brosnan

Kush duhet ta luajë Bondin sipas Brosnan

James Bondi i dikurshëm, Pierce Brosnan, thotë se Idris Elba do të ishte aktori i duhur për filmin e ardhshëm për agjentin sekret.

Brosnan, i cili e ka luajtur rolin e ‘007’ gjatë viteve 1995-2002, ka thënë për RadioTimes se Elba ka talentin e duhur për të luajtur rolin e Bondit.

Sipas 61-vjeçarit, edhe Colin Salmon mund të jetë përzgjedhje e mirë për këtë rol, transmeton koha.net.


“Po, Elba mund të jetë, Colin Salmon po asht. Le të përzgjidhet më i miri”, ka thënë Brosnan kur është pyetur në lidhje me aftësitë e dy aktorëve.

Aktori britanik Danil Craig do të jetë në rolin kryesor edhe në filmin e ardhshëm të James Bondit, “Spectre”. /Telegrafi/