LAJMI I FUNDIT:

Disa gjëra që ndoshta nuk i keni ditur për Oskarin

Disa gjëra që ndoshta nuk i keni ditur për Oskarin
  1. Emri ‘Oscar’ thuhet se rrjedh nga drejtori i The Academy, Margaret Herrick. Në vitin 1931, pasi ai ishe duke e shikuar statujën tha: “Statuja duket sikur xhaxhi im Oscar”.
  1. Në vitin 2014, Oskari ka pasur 11.163.000 ‘cicërima’ në Twitter duke e bërë atë ngjarjen me të madhe televizive sociale për vitin e kaluar.
  1. “Dolby Theatre” është teatri ku organizohet ceremonia e Oskarit dhe ka 3.300 ulëse.
  1. Gjatësia e qilimit të kuq në “Dolby Theatre” është 152 metra e gjatë.
  1. Pesha e një statuje Oskar është rreth 3.85 kilogramë.
  1. Statuja e Oskarit është e gjatë 34.29 centimetra.
  1. Në vitin 2014, selfie i Ellen DeGeneres mori mbi 3.4 milionë ‘retweets’.
  1. Kevin O’Connell është nominuar 20 herë për çmimin Oskar dhe nuk ka fituar asnjëherë.
  1. Oskari më i shikuar televiziv ishte në vitin 1998 me 55.250.000 shikues. Vitin kur “Titanic” fitoi 11 Oskarë.
  1. ABC ka transmetuar çdo Oscar që nga 1976. Sipas Disney, ABC ka një kontratë për të transmetuar Oskarin deri në vitin 2020 dhe çdo vit paguan nga 75 milionë dollarë.
  1. Një profesionit i “Seat filler” paguhet rreth 125 dollar vetëm për një orë. Seat Filler ose Mbushësi i ulëseve: Person i cili zë vendin në ulëse kur personi i cili ishte akomoduar aty është ose duke marrë çmimin ose diku tjetër. Këta persona janë të punësuar që kur kamera të kthehet nga publiku salla të mos duket bosh.

Më poshtë keni një video të procesit të prodhimit të një Oskari. Statujat e famshme janë bërë në R.S. Owens, një kompani në Chicago që i punon këto çmime prestigjioze për më shumë se 70 vjet. /Koha.net/Telegrafi/