LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për Big Brother Albania

Gjithçka gati për Big Brother Albania

Gjithçka është gati për natën e parë të edicionit më të ri të realit-showt “Big Brother Albania”.

Spektakli, i teti edicion shqiptar, fillon të shtunën, 7 mars, me fillim nga në ora 21:00 në ekranin “Top Channel”.

Big Brother sivjet do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço, i cili zë vendin e Arbana Osmanit, e cila është tërhequr përkohësisht për shkak të shtatzënisë.


Siç raportojnë mediat nga Shqipëria, banorët e parë që do të hyjnë në shtëpinë e vëzhguar janë mbi dhjetë vajza seksi dhe djem “maço”, të cilët do të garojnë me karakterin e tyre. Më i riu prej banorëve është i moshës 20 vjeç.

Konkurrentët e rinj do të jetojnë në ambientet e shtëpisë së rinovuar, që do të jetë shumë e madhe dhe me ambiente argëtimi, ndër më modernet e kohës. /Telegrafi/