LAJMI I FUNDIT:

Modelja pakistaneze arrestohet për pastrim parash (Foto)

Modelja pakistaneze arrestohet për pastrim parash (Foto)

Burgu “Adiala” në Ravalpindi të Pakistanit ka pritur një të burgosur femër – supermodelen 23-vjeçare, Ayyan Ali.

Që prej burgosjes së saj, mediat janë vënë në kërkim të informacioneve, se në çfarë kushtesh është duke jetuar bukuroshja në burg.

Më 14 mars Ayyan Ali u arrestua në aeroportin Islamabad, nën akuzën e pastrimit të parave. Rreth 500.000 dollarë u gjetën në valixhen e saj, duke tejkaluar shumëfish kufirin ligjor të parave ‘të thata’ që mund të nxirren jashtë vendit (që është 10.000 dollarë), transmeton Shekulli.


Ayyan i mohon akuzat dhe thotë se paratë janë fituar në mënyrë legjitime nga të ardhurat e shitjes së pronës dhe se ajo ishte në dijeni të rregullave doganore.

Prokurorët thonë se nëse modelja dënohet për kontrabandë parash nga Pakistani, ajo mund të detyrohet të paguajë një gjobë të rëndë dhe të përballet me një afat burgimi 14-vjeçar.

Aplikimi i saj për lirimin me kusht në fund të muajit mars, nuk u mor parasysh,  kështu që ajo do të qëndrojë ende në burg. /Telegrafi/

ayan1 ayan2 ayan3 ayan4 ayan5