LAJMI I FUNDIT:

Jam dhunuar, thotë Alba

Jam dhunuar, thotë Alba

Alba ulet në poltronin e së vërtetës. Menjëherë pas rrëfimit të të dashurit të saj natën e shkuar, ajo kërkon vëmendjen e banorëve dhe do të tregojë jetën e saj.

Banorët mblidhen, por ata kanë dhe lojën për të kryer dhe kjo e bën Albën të mendojë që ata do jetë të shpërqendruar. Ajo pret sa banorët të jenë gati për ta dëgjuar dhe gjatë kësaj kohe, bën shaka duke u thënë se i dukej vetja si alkooliste anonime. “Unë jam Alba dhe kam dy ditë që nuk pi alkool” thotë ajo. Banorët qeshin.

Alba rrëfen: “Jam tip shumë i mbyllur dhe për veten nuk flas me asnjë. Jam fëmijë i vetëm. Dhe pse e tillë në jetë më kanë munguar shumë gjëra. Më ka munguar prezenca e prindërve në shtëpi. Për shkak të kushteve ekonomike ata kanë qenë në të shumtën e kohës në punë. Mua më ka rritur gjyshja dhe tek ajo jam mbështetur për çdo gjë timen. Kur ajo vdiq e kam përjetuar dhe vuajtur shumë.


Kam qenë si burri shtëpisë sime dhe më është dashur që të punoj që në moshë shumë të vogël, kjo më ka bërë që të mos e jetoj shumë fëmijërinë. Kur kam qenë në moshën 16-vjeçare kam filluar të punoj dhe kjo për të mbuluar shpenzimet e shkollës dhe plotësuar kushtet vetes. Krijova stabilitet në jetën time, puna më ndihmoi edhe të forcohesha si Alba se kam qenë shumë e dobët si karakter, se gjatë gjithë jetës time jam ndjerë shumë e vetmuar edhe akoma ndihem e vetmuar”.

Ajo tregon se i është dashur të punojë jo vetëm për veten, por dhe për të larë kredinë pasi i ati ka të paktën katër vite që nuk punon. Alba rrëfen dhe lotohet teksa kujton që dhe pse shumë e vogël në moshë, çdo të mirë materiale ia ka siguruar vetë vetës dhe të ëmës. Ajo thotë se i kanë munguar të mira materiale, por asnjëherë dashuria e prindërve dhe pse pranon se të atin e shihte në shtëpi vetëm në debate me të ëmën. Mungesa e figurë mashkullore në shtëpi e ka bërë që ajo ta kërkojë atë tek një mashkull tjetër, që ishte i dashur i saj.

“I dashuri im ishte i dhunshëm” tregon ajo dhe kjo ka qenë arsyeja se përse i ka dhënë fund historisë së saj prej 3 vite e gjysmë. Mandej Alba vazhdon të tregojë se në lidhjen e dytë të saj. Që ka zgjatur përreth 3 vite nuk ka ndjerë kurrë ngrohtësinë e mashkullit. Ajo shprehet se në atë raport ka qenë vetëm ajo shumë e pranishme dhe e vetme nuk mund ta mbante më për këtë arsye i dha fund.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori