LAJMI I FUNDIT:

BB8, Diedoni e bën Albën të qajë

BB8, Diedoni e bën Albën të qajë

Duket se mes Albës dhe Diedonit gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë sa duhet. Gjatë natës ata kanë pasur një debat të vogël, të cilin Alba duket se nuk e ka harruar.

Teksa puthte Diedonin, Alba është ndjerë e refuzuar nga ai që është munduar ta largojë.

Megjithatë ata ranë të flinin dhe kjo u duket se ishte diçka fare pa rëndësi, mirëpo mëngjesin e sotëm (e diel) Alba filloi t’i flasë me ironi Diedonit, duke i thënë “mirëmëngjesi” pa e puthur. Pak çaste më vonë, Diedoni e përshëndeti atë dhe e puthi disa herë, porse Alba e mori si tallje sjelljen e tij.


Pas disa momentesh të ngrohta puthjesh e përqafimesh, pranë tyre u shtri Milena. Në bisedë e sipër Diedoni i tha Milenës që nëse ajo dhe Alba do të shkonin në Kosovë, ai do të sigurojë një vend për Albën dhe do t’i gjejë një të dashur edhe Milenës ose mund të flenë të tre bashkë siç po rrinë në ato momente. Ata shkëmbejnë disa minuta ironi mes njëri-tjetrit dhe Milena largohet.

Pasi largimit të Milenës, Alba theksoi se nuk i pëlqyen shakatë që ai bëri me të. Diedoni i kërkoi që të mos bërtasë dhe Alba u acarua edhe më shumë.

Diedoni u largua, ndërsa Alba filloi të qajë duke e bërë Tean t’i afrohej për ta pyetur se përse është mërzitur. Në vazhdim, Diedoni u tregua indiferent ndaj mërzitjes së Albës.