LAJMI I FUNDIT:

Shannen Doherty vuan nga kanceri i gjirit

Shannen Doherty vuan nga kanceri i gjirit

Aktorja amerikane Shannen Doherty, e njohur për rolet e saj në Beverly Hills 90210 dhe Charmed, iu nënshtrua terapisë për të trajtuar kancerin e gjirit.

Aktorja 44-vjeçare ka konfirmuar zyrtarisht se vuan nga kanceri i gjirit pas publikimit të informacionit për sëmundjen e saj nga ana e tabloidit TMZ, transmeton Telegrafi.

“Po, unë vuaj nga kanceri i gjirit dhe do t’i nënshtrohem një terapie. Vazhdoj me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime. Do të përpiqem që të jem pozitive. Jam mirënjohës për familjen, miqtë dhe mjekët për mbështetjen e tyre, si dhe fansave që më mbështesin”, tha për revistën, “People”, Shannon.


Ajo kohët e fundit ka hedhur në gjyq ish-menaxherin, i cili nuk ia ka paguar sigurimin shëndetësor, ndërsa tani do të duhet të paguajë të gjitha shpenzimet për trajtimet mjekësore duke përfshirë kimioterapinë.

Aktorja, me kancer të gjirit u diagnostikua për herë të parë në mars të këtij viti, megjithatë, mjekët i thanë se kanceri i ishte zgjeruar në vitin 2014, kur ajo nuk kishte shkruar të kontrollohej në mënyrë që ta parandalojë atë me kohë. /Telegrafi/