LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet i dashuri i Diellza Kolgecit (Foto)

Zbulohet i dashuri i Diellza Kolgecit (Foto)

Bukuroshja Diellza Kolgeci, më në fund ka pranuar se është e dashuruar.

Ajo këtë gjë e ka deklaruar duke qenë e ftuar në një emision televiziv në Prishtinë.

37-vjeçarja në shenjën e Ujorit, duket se më në fund ka rënë kokë e këmbë në dashuri, e i përzgjedhuri i saj është një arkitekt i ri në moshë, por edhe në profesion, transmeton Panorama.


Noli Fetoshi, djaloshi të cilin Diellza e merr pas vetes gati në çdo event që shfaqet, është i dashuri i saj.

Ndonëse deri më tani e ka mbajtur të fshehur, çifti ka tri vite që frekuentojnë njëri-tjetrin dhe duken mjaft të lumtur, e këtë gjë e dinë edhe familjet e çiftit.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë nga Diellza dhe partneri për ndonjë fejesë apo martesë, por thjesht po e shijojnë këtë romancë të bukur.

diellza2