LAJMI I FUNDIT:

Belluci e befasuar, por edhe krenare që është partnerja e Bondit

Belluci e befasuar, por edhe krenare që është partnerja e Bondit

Aktorja e famshme italiane, Monica Belluci, është shprehur e lumtur që është bërë femra më e moshuar me të cilin agjenti James Bond takohet në filmin e ri “Spectre”.

50-vjeçarja thotë se kjo është fitore për gratë gjithandej dhe ka pranuar se ishte befasuar kur regjisori ia bëri ofertën.

“Mendoja kur Sam Mendes, regjisori, do të më kërkonte rol tjetër dhe jo që të bëhesha partnerja e Bondit”.


“Kur më tha se do që të jem femër që i pëlqen Bondit, nuk mund ta besoja”, ka deklaruar bukuroshja italiane për DailyExpress, transmeton koha.net.

Filmi i radhës për agjentin e famshëm ‘007’, “Spectre”, del në kinema më 26 tetor.