LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së me gjashtë profesione! (Foto)

Deputetja e PDK-së me gjashtë profesione! (Foto)

Profesioni i fundit të cilin ajo e ushtron është ai prej politikane. Por, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka edhe shumë profesione tjera.

Diplomën e parë që e bëri atë profesioniste në këtë fushë, është ai i infermieres.

Deliu-Kodra ka mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë, para lufte, por kur nisi studimet iu largua kësaj fushe, duke mos ndjekur hapat e nënës së saj e cila është një pediatre e njohur. Ajo filloi Akademinë e Arteve duke u diplomuar për aktrim.


Krahas kësaj fushe, Blerta, provoi të bëhet këngëtare. Realizoi një këngë që suksesi i saj, nuk i dha motiv të vazhdojë më muzikën.

Duke mos iu larguar ekranit, Deliu nisi punën si gazetare e më pas edhe si moderatore në RTK, ndërkohë që kishte nisur edhe studimet për shkenca politike, drejtim ky në të cilin u diplomua. Kjo mbase ishte koha kur nisi ta trasojë rrugën drejt politike.

Duke qenë se është nga Drenica, PDK-ja do ishte zgjedhja më e pranueshme për të raporton Magazina.al. Dhe ashtu ndodhi. Janë bërë dy legjislatura, ku ajo është pjesë e tyre.

Pra Blerta Deliu ka gjashtë profesione, të tilla si, politikane, këngëtare, aktore, gazetare- moderatore, motër medicinale dhe politologe.

blerta