Në Prishtinë janë zhvilluar këtë të diel audicionet e hapura për edicionin e pestë të spektaklit televiziv “The Voice of Albania”, garë kjo që kërkon zërin më të mirë shqiptar.
Kandidatët pjesëmarrës në garë janë mbledhur nga të gjitha qytetet e Kosovës. Sipas tyre, spektakli “The Voice of Albania” mbetet mundësi e mirë drejt realizimit të ëndrrës.
“Duke qenë se merrem me muzikë, studioj muzikë, e kam parë si mundësi të mirë për afirmim. Është mundësi e mirë për ata që merren me këtë drejtim”, ka thënë Sahit Vata, konkurrent.
“Po mbledh të gjithë artistët që janë në Prishtinë dhe më vjen mirë, që po shoh kaq shumë konkurrentë. Isha dhe në ‘The Voice 2’, nuk më pranuan atëherë, ndaj dhe mendova ta provoj sërish”, tha Dea Grajqevci, konkurrente, raporton Top Channel.
Kandidatët kosovarë për zërin më të mirë shqiptar, në fazën e parë u vlerësuan nga producentja ekzekutive e spektaklit, Zefina Hasani, dhe drejtori artistik, Alban Male.
“Kosova, si gjithmonë nuk na zhgënjen në këtë drejtim. Gjithmonë vijmë me pritshmëri të larta për të gjetur zëra të mirë dhe deri tani jemi shumë të kënaqur. Kjo sepse, përveç zërave të mirë, po na vijnë edhe elementë që dinë të luajnë, janë artistë të vërtetë që dinë të luajnë edhe në instrumente të ndryshme. Kjo na gëzon, pasi në ‘The Voice’, krahas zërit sigurisht që vlerësohet edhe pjesa e njohurive dhe shpirtit artistik, që kanë konkurrentët”, tha Zefina Hasani, producente ekzekutive e “The Voice of Albania”.
“Më vjen mirë që Prishtina vazhdon të jetë një destinacion, ku gjejmë vazhdimisht zëra interesantë. I ftoj të gjithë të marrin pjesë, qoftë edhe nëse kanë qenë përpara në festivale apo emisione të ngjashme diku. ‘The Voice’ është i hapur dhe nuk ekziston klauzola që, nëse keni marrë pjesë diku, nuk mund të merrni pjesë te ne. ‘The Voice’ u përket të gjitha moshave dhe stileve”, tha Alban Male, drejtor artistik i “The Voice of Albania”.
Përpara fillimit të edicionit të 5-të të “The Voice”, kanë mbetur edhe dy audicione të hapura, më 11 tetor në Tetovë dhe më 18 tetor në Tiranë, për të cilat ende mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSfida e banorëve, Aldo: Kam qenë i lidhur me një person që ka qenë pjesë e kësaj shtëpie
Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë
"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Mc Kresha dhe Lyrical Son sjellin hitin e ri “Chilavert”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve