LAJMI I FUNDIT:

Filmi “The Martian” shumë pranë rekordit të përfitimeve

Filmi “The Martian” shumë pranë rekordit të përfitimeve

Filmi i Ridley Scott, “The Martian”, ka shënuar një shikueshmëri të lartë në javën e parë të publikimit, duke u bërë filmi i dytë me përfitimet me të mëdha në histori të muajit tetor.

Në debutimin e tij, ky film ka përfituar 55 milionë dollarë në Amerikë dhe 100 milionë dollarë në gjithë botën, duke u bërë filmi i dytë me përfitime në histori pas filmit “Gravity” të Alfonso Cuaron, që në tetor të vitit 2013 kishte përfituar 55.8 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Në film luan Matt Damon, i cili është bllokuar në Planetin e Kuq. Variety raporton se analisti kryesor në BoxOffice.com, Phil Contrino, ka komentuar pozitivisht filmin.


“Ky film do të mbahet vërtet mirë, pasi posedon gjithçka. Në ta ka balancë, aksion, shpirt dhe humor dhe fundi është vërtetë emocional”.

“Njerëzit do të largohen nga kinematë dhe do të flasin për këtë film me miqtë e tyre”, ka thënë Contrino.