LAJMI I FUNDIT:

Historia e shqiptares që u shpall më e bukura e Gjermanisë

Historia e shqiptares që u shpall më e bukura e Gjermanisë

Albijona Muharremaj e lindur në Suharekë u vlerësua me titullin “Miss Germany”.

Ajo nuk e priste këtë titull, por shpreson se do ta prezantojë me dinjitet Gjermaninë në “Miss World” në dhjetor.

“E prisja që të kualifikohem ndër pesë më të bukurat, por nuk kam pritur fare se do të fitoj titullin e “Miss Deutschland” dhe të zgjidhem më e bukura në një vend kaq të madh si Gjermania. Për mua ishte një befasi, e cila më ka bërë shumë të lumtur”, thotë Albijona në bisedë me Deutsche Wellen.


Ajo ka lindur para 20 vitesh në Gjinoc të Suharekës, në Kosovë. Si shumë shqiptarë të tjerë, edhe Albijona së bashku me familjen e saj u detyrua të largohet nga Kosova, si pasojë e spastrimeve etnike serbe.

“Në Gjermani kemi ardhur për shkak të luftës së atëhershme, sepse jeta jonë ka qenë në rrezik. Kam ardhur si refugjate lufte”, thotë Albijona. Në Gjermani ajo mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, por me Kosovën dhe rrethin e gjerë familjar atje i ka ruajtur gjithmonë kontaktet, duke i vizituar familjen çdo vit.

Në familjen e saj në Mynih mbizotëron këto ditë një gjendje e jashtëzakonshme. Të gjithë janë të gëzuar dhe të lumtur për titullin “Miss Deutschland -World” të Abijonës. Por ky nuk është titulli i saj i parë.

“Vitin e kaluar pata rastin të përfaqësojë Kosovën në “Miss Interkontinental”, pasi kisha fituar garën për Miss Diaspora”, shpjegon Albijona.

Më pas ajo ka fituar edhe garën për “Miss Bayern” në Mynih, dhe është kualifikuar ndër 18 vajzat më të bukura të Gjermanisë për këtë vit, ku edhe fitoi këtë titull.

Më e bukura e Diasporës, e Bavarisë dhe e Gjermanisë e flet shumë rrjedhshëm gjuhën shqipe, ndonëse më lehtë shprehet në bisedat për media në gjuhën gjermane. Aktualisht është duke ndjekur mësimet në një shkollë profesionale për tregti, por as vet nuk e beson se do të merret me këtë profesion. Edhe në shkollë këto ditë mbretëron gjendje e jashtëzakonshme.

“Këto dy ditë kam pasur shumë stres, sepse të gjithë më afrohen dhe duan të më urojnë. Të gjithë duan të më përgëzojnë për zgjedhjen Miss Deutschland”, thotë Albijona.

Vajza me përmasat 83-61-91, ka nisur që tani përgatitjet për prezantimin e Gjermanisë në “Miss World”, i cili zhvillohet në dhjetor në Kinë. Ajo çdo ditë merret me sporte të ndryshme, por më së shumti i pëlqen noti. Natyrisht punon edhe si modele, por ende nuk ka ndonjë angazhim profesional. “Në Kinë me siguri do të jetë e vështirë, sepse konkurrenca do të jetë shumë e madhe. Por as në Gjermani nuk ishte e lehtë. Ndaj shpresoj se do të arrij diçka”, thotë me modesti Albijona Muharremaj, e cila menjëherë ka filluar përgatitjet për paraqitjen në skenën botërore./DW/
11115622_822841144469643_8062520839798292471_n
11665423_867719709981786_4765146082032239064_n
12108985_1612847892300249_3976626377062008238_n

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
Kalo në kategori