LAJMI I FUNDIT:

DiCaprio, film për skandalin e Volkswagenit

DiCaprio, film për skandalin e Volkswagenit

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, do të prodhojë një film në lidhje me skandalin e Volkswagen.

Kompania e tij, Appian Way dhe Paramount Pictures kanë blerë të drejtat për një libër, akoma të pashkruar, siç transmeton mapo.al, në lidhje me skandalin e emetimit të gazrave.

Ende nuk dihet nëse DiCaprio do të luajë në film.


Muajin e shkuar, prodhuesi gjerman i makinave pranoi se 11 milionë makina nafte të saj në mbarë botën janë të pajisura me një softuer që manipulon testimet e gazrave.