LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e çuditshme të aktorëve

Shprehitë e çuditshme të aktorëve

Si për shembull, lojtarët e tenisit kanë disa rituale të vogla derisa të fillojë loja, ashtu edhe disa aktorë kanë shprehitë e tyre gjatë xhirimeve, por që krejtësisht “i çmendin” të pranishmit e tjerë.

Nicolas Cage është i njohur në qarqet e aktrimit si një njeri i vështirë, i cili reagon në dy mënyra.

Ose është i zymtë dhe murmurit tekstin e tij, ose bëhet i padurueshëm sikur “ta dridh rryma”.

Por, ajo që shqetëson kolegët e tij është që ai ushtron tekstin në një mënyrë të çuditshme. Për shembull, fillon të flasë me zë të lartë me anë të hundës së tij, duke liruar një zë të çuditshëm.


Christian Bale e merr me shumë seriozitet rolin e caktuar dhe kërkon përsosmëri në çdo skenë. Kur vjen në xhirime sillet si një personazh që duhet ta aktrojë, gjë e cila me të vërtetë mund të jetë acaruese, shkruan Zëri.

Edhe për Jennifer Lopez-in thonë se është shumë “e vështirë”.

Për shembull, me askënd nuk flet pos me asistentin e saj personal.

Nëse dikush dëshiron për t’i treguar asaj diçka, kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet asistentëve.

Është interesante se ajo është bërë kështu pas divorcit me Mark Anthony-n, duke shmangur paparacët.

Mike Myers papritmas e humb përqendrimin.

Gjatë xhirimit të skenave të një filmi, një djalosh u largua nga puna vetëm për shkak se ai shikoi direkt në sytë e aktorit përderisa ai po filmonte një skenë. /Telegrafi/