LAJMI I FUNDIT:

Lori demanton lidhjen: Jam beqare!

Lori demanton lidhjen: Jam beqare!

Këngëtarja e njohur e estradës, Loreta Kaçka-Lori, gjatë tërë javës zuri faqet kryesore të shtypit rozë, për një lidhje dashurie me një djalë në Itali.

Mediat u morën me Lorin pas pjesëmarrjes së saj në emision e Big Mamës, ku në mes pyetjesh të shumta, aty u fol edhe për dashurinë.

Këngëtarja ka zgjedhur programin e natës Top Folk të Radio Dukagjinit, për të demantuar një lajm të tillë.


lori

“U bëra pjesë e shtypit rozë, pas emisionit me Big Mamën, kështu që zgjodha emisionin tuaj që t’u them se ato çfarë janë shkruar nuk qëndrojnë. Lori është beqare, në pritje të një dashurie të vërtetë. Absolutisht, lidhja që u përfol nuk qëndron e as ato që janë shkruar nuk qëndrojnë. Mbetem e fokusuar në projektet muzikore. Kjo është e vërteta për fansat e mi dhe unë të gjitha ato çfarë kam për t’i thënë, çdoherë i them te programi juaj në Dukagjin”, është shprehur këngëtarja për Top Folk të ‘Radio Dukagjinit.

Ndryshe, Lori ka premtuar edhe për një këngë të re me temë dashurinë, e cila pas pak javësh do vijë me videoklip.