LAJMI I FUNDIT:

Arta i’a kujton këngëtares serbe betejat e humbura me Kosovën

Arta i’a kujton këngëtares serbe betejat e humbura me Kosovën

Këngëtarja serbe Jelena Karleusa përmes profilit të saj në rrjetet sociale ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Një ditë pas pranimit, ka qenë këngëtarja Arta Bajrami, e cila i ka kthyer përgjigje koleges së saj nga Serbia duke i numëruar betejat e humbura me Kosovën.

‘’1. Në fushën e betejës (kur Millosheviqi u detyrua të dorëzohej, në vitin 1999).
2. Në tryezën e bisedimeve (kur Kosova e mori pavarësinë, në vitin 2008).
3. Dje në Paris, kur Kosova mori dritën e gjelbër për anëtarësim në UNESCO’’, ka shkruar Arta në profilin e saj në “Facebook”.


Mes tjerash këngëtarja shqiptare ka thënë se “sa më shpejt që ju e pranoni realitetin, është më e lehtë për juve”.

Jelena Karleusa është ndër personalitet më të famshme në Serbi dhe ndikimi i saj të publiku është mjaft i madh, me lobimin kundër Kosovës ditën e djeshme ajo mori mbështetjen e të gjith “ndjekësve” të saj bashkëkombas. /Telegrafi/