LAJMI I FUNDIT:

Gold AG me 15 projekte deri në fund të vitit

Gold AG me 15 projekte deri në fund të vitit

“Jetimi i babës” titullohet projekti më i ri i reperit Arian Agushi, të cilin e solli në bashkëpunim me Taulant Bajraliun ditë më parë.

Ky videoklip është i katërti me radhë brenda dy muajve të fundit ndërsa i nënti sa i përket vitit 2015.

Për Telegrafin Gold Ag tha se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi deri në fund të vitit do të sjell edhe projekte të tjera.


“Kjo nuk është e tëra, deri më tani janë publikuar nëntë ndërsa vitin do ta përmbyllim me 15 projekte”, tha Goldi.

Të gjitha projektet e rep artistit kanë arritur pëlqyeshmërinë e publikut, duke mbledhur miliona klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/